Hajni i njohur në Prizren në pranga për vjedhje, ishte arrestuar edhe për grabitjen në shtëpinë e zyrtarit të AKI-së
Policia në Prizren ka arrestuar një person si të dyshuar për grabitje, raporton Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali mëson se i arrestuari është: Menderes Kadri.
Ai dyshohet për grabitje të një çante në një dyqan në Prizren, brenda të cilës kishte dy telefona dhe para të gatshme.
Kadri është i njohur për organet e rendit, pasi në shkurt kishte kryer një vjedhje në shtëpinë e një zyrtari të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) në Prizren