Hajni e godet me mjet të fortë në kokë një person, më pas ia vjedh çantën

Një person në Prishtinë është goditur me mjet të fortë në kokë nga një hajn.

Policia bën të ditur se më pas hajni ia vodhi çantën e krahut.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se një person i maskuar nga prapa e ka goditur në kokë me një mjet të fortë, ku edhe i është grabitur çanta e krahut, në të cilën kishte një pistoletë (me leje), një telefon mobil dhe 20 euro para kesh”, thuhet në raportin e policisë.

Lexo edhe:  Për 47 mijë euro e detyruan të i ndërtoj shtëpi në vlerë 75 mijë euro – Skema se si u shfrytëzua viktima nga dy të dyshuarit për fajde