Hajnat “tmerrojnë” një shtëpi, vjedhin para e stoli ari

Në një shtëpi në rrugën “Hasan Ramadani” në Prishtinë raportohet se ka ndodhur një vjedhje.

Sipas Policisë, në shtëpinë e ankuesit, hajnat kanë vjedhur shumë të madhe parash, orë të vlefshme dhe stoli ari.

Derisa ende nuk janë identifikuar personat e dyshuar.

“Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se në shtëpinë e tij ka ndodhur një vjedhje nga persona të panjohur. Sipas viktimës kur është kryer vjedhja në shtëpi nuk ka qenë askush, nga aty janë vjedhur shumë e madhe parash, orë të vlefshme e stoli ari. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Lexo edhe:  Numërohen gati 98% të votave: VV bie në 40%, PDK 22%, LDK 17%