Hajnat s’po kanë të ndalur: Vidhen dy vetura, njëra në Obiliq e tjetra në Prishtinë

Përpos shtëpive private, banesave, bizneseve e institucioneve të ndryshme të cilat janë cak i vazhdueshëm i hajnave, ata syrin e kanë edhe te veturat e qytetarëve. Edhe në raste kur nuk e marrin veturat në tërësi, i thyejnë ato me shpresë që do gjejnë dhe do marrin ndonjë gjë me vlerë.

Dy raste të tilla janë raportuar vetëm gjatë ditës së djeshme, mëson Sinjali.

Sipas burimeve, një 22-vjeçar nga fshati Siboc i Obiliqit, ka njoftuar Policinë se hajnat kanë vjedhur veturën e cila ishte e parkuar para shtëpisë së tij.

Njësitë policore kanë kanë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe kanë nisur hetimet që ndihmojnë në zbardhjen e rastit.

E, veturën s’e gjeti ku e parkoi as një person në Prishtinë.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se viktima ka denoncuar rastin në Polici, ku ka bërë me dije se kishte parkuar veturën në një parking nëntokësor në rrugën ‘Bashkim Fehmiu’, por më pas nuk e ka gjetur aty.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillmi i hetimeve.

Lexo edhe:  Gjuajtje me armë si nëpër filma në Ferizaj