Hajnat s’po kanë të ndalur, të riut në Lipjan ia vjedhin veturën
Përpos shtëpive private, banesave, bizneseve e institucioneve të ndryshme të cilat janë cak i vazhdueshëm i hajnave, ata syrin e kanë edhe te veturat e qytetarëve. Edhe në raste kur nuk e marrin veturat në tërësi, i thyejnë ato me shpresë që do gjejnë dhe do marrin ndonjë gjë me vlerë.
Një rast i tillë ka ndodhur sot në Lipjan, ku persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur një veturë.
Sinjali mëson se 33-vjeçari ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi s’e ka gjetur veturën në vendin ku e kishte parkuar mbrëmë.
Njësitë policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’.