Hajnat në aksion: E thyejnë një veturë në Graçanicë dhe ia vjedhin kosovarit mbi 30 mijë euro

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta, që po shkaktojnë ankth e pasiguri. Kështu ka ndodhur edhe dje në Graçanicë, ku u thye një veturë.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije për Sinjalin se vjedhja është denoncuar nga pronari i veturës, i cili ka raportuar se dikush ka avulluar një shumë të konsiderueshme parash.

Sinjali mëson se bazuar në dëshminë e tij, të dhënë para hetuesve, të dyshuarit ia kanë vjedhur mbi 30 mijë euro.

Si rezultat i denoncimit të rastit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave dhe në identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

Lexo edhe:  Zhaklin Lekatari nuk përmbahet, e quan Zotin “shok imagjinar”: Nëse do të ishte kaq i mirë, do kishte bërë gjëra më të mira