Hajnat ia mësyjnë një shtëpie në Zveçan, sulmojnë pronarin dhe i vjedhin para
Tre persona dyshohet se nën kërcënimin e armës, kanë grabitur shtëpinë e një qytetari në Zhitkovc të Zveçanit.
Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime pasi u sulmua nga të dyshuarit, dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.
Nuk raportohet për të arrestuar, ndërkaq rasti po vazhdon të hetohet.
“Është raportuar se tre persona të dyshuar të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar dhe nën kërcënimin e armës –pistoletë duke e sulmuar fizikisht i kanë grabitur një shumë parash. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh.

