Hajnat i vjedhin një enë qelqi në vlerë 2200 euro lipjanasit, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se disa persona të maskuar kishin grabitur në një shtëpi në Lipjan, një enë qelqi me vlerë 2200 euro.

PK-ja bëri të ditur se gjatë grabitjes e kishin sulmuar fizikisht pronarin e shtëpisë, ku ai ka pranuar trajtim mjekësor.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se në oborrin e shtëpisë së tij tre persona të maskuar e kishin sulmuar fizikisht dhe nga ai kishin grabitur një enë qelqi me vlerë 2200€. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e PK-së

Lexo edhe:  E rëndë: Gjakovari ushtron dhunë psikike ndaj bashkëshortes me aftësi të kufizuara, shkak mospërgatitja e ushqimit