Hajnat i sakatojnë shtëpitë e mërgimtarëve, për një natë plaçkiten 6 shtëpi në Viti

Në natën mes të mërkurës e së enjtes, hajnat depërtuan në gjashtë shtëpi të banorëve të Stubllës së Vitisë.

Por, vetëm në dy prej tyre të njëjtit arritën të vjedhin gjësende, vlera e të cilëve nuk dihet ende.

Banorët u bënë thirrje organeve të rendit që të merren intensivisht me këto raste meqë siç thonë, kanë filluar të shpeshtohen.

Klan Kosova bisedoi me policinë, të cilët thanë se po i hetojnë rastet që i cilësuan si ‘vjedhje e rëndë’.

Lexo edhe:  Ndalohet për 48 orë i dyshuari për vrasjen në Prizren, publikohet foto e armës që dyshohet se u përdorë në rast