Hajnat i futen pejanit në shtëpi: I vjedhin 5 armë në vlerë të 15 mijë € dhe stoli ari

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet e grabitjet e armatosura, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri për bizneset.

Bizneset e ndryshme në Kosovë janë shumë shpesh cak i hajnave, të cilët herë vetëm e herë në grup arrijnë të kryejnë vjedhje, e që të njëjtit më pas arrijnë që për një kohë të arratisen nga drejtësia, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe dje, ku disa persona të armatosur kanë hyrë me forcë në një shtëpi në Pejë, teksa pronari i saj nuk ndodhej aty.

Siç mëson Gazeta Sinjali nga burimet e veta, ata kanë arritur të marrin nga aty pesë armë zjarri të cilat kapin vlerën e 15 mijë eurove.

Përveç armëve, të dyshuarit kanë marr edhe stoli ari.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme lidhur me rastin.

Momentalisht nuk ka persona të dyshuar, mirëpo janë marrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për identifikimin dhe kapjen e tyre, teksa me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’.

Lexo edhe:  Imami kosovar thirrje vajzave të mbuluara: Mbajeni me krenari shaminë në shkollë, mos keni frikë