Hajnat hyjnë në shtëpinë e Morena Tarakut, publikon pamje nga dëmet e shkaktuara

Modelja dhe këngëtarja nga Kosova, Morena Taraku, është ballafaquar me një situatë të pakëndshme.

Ish-misi që jeton në Turqi ka zbuluar se hajdutët kanë hyrë në shtëpinë e saj dhe kanë vjedhur disa bizhuteri të kushtueshme.

Pamjet i ka publikuar vetë Taraku në disa postime në llogarinë e saj të Instagram-it, duke treguar për dëmet e shkaktuara.

“Këta hajdutë do dënohen ju premtoj. Super e shokuar si mund të ndodhë kjo në të ashtuquajturën ndërtesë më të mirë Sinpas”, ka shkruar Morena në postim.

Në një tjetër postim, ajo ka paralajmëruar padi ndaj rezidencës ku ka ndodhur plaçkitja e gjërave të saj.

Ndryshe, Morena aktualisht po qëndron në Prishtinë, ajo ditën e djeshme tregoi se ishte në shoqëri të reperit dhe fituesit të Big Brother VIP Kosova, Stresi.

Lexo edhe:  Imami i xhamisë ku “Fero” thirri Ezanin: Ai nuk ka njohuri, erdhi sa për të incizuar