Hajnat e bëjnë qyl një shtëpi në Vushtrri, hajnat morën para e stoli ari

Hajnat kanë hyrë në një shtëpi në Vushtrri, ku dyshohet se kanë vjedhur para dhe stoli ari.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili bëri të ditur se rasti është duke u hetuar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka lajmëruar se në shtëpinë e tij, në dhomën e fjetjes iu kanë vjedhur para dhe stoli ari. Rasti nën hetime”, thuhet tutje në konfirmim.

Lexo edhe:  Kompanitë kosovare kthejnë sytë për punëtorë nga Bangladeshi, India, Nepali e Turqia