Hajnat e armatosur thyejnë shitoren e armëve në Prizren, marrin qindra euro dhe armë zjarri

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri në biznese. Kështu ka ndodhur edhe të hënën, në një lokal në rrugën “William Walker” në Prizren.

Siç merr vesh Sinjali, hajnat e armatosur po dyshohen se kanë thyer lokalin e armëve “Plumbi” që ndodhet në atë pjesë dhe kanë arritur të vjedhin armë zjarri dhe qindra euro para të gatshme.

Rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë natës, periudhë kjo që është shfrytëzuar nga të dyshuarit, të cilët janë futur brenda lokalit dhe kanë kryer vjedhjen.

Të njëjtat burime thonë se pronari i lokalit ka kërkuar ndihmën e Policisë, me ç’rast ka deponuar si dëshmi edhe pamjet nga kamerat e sigurisë.

Në vendin e ngjarjes, njësitë përkatëse policore kanë kryer ekzaminimet e nevojshme teksa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”.

Lexo edhe:  Flet avokati i Sanduloviqit pasi vendosi lule në Prekaz: Liria gjithmonë fiton, vjen nga zemra e njeriut