Hajnat bëjnë “namin” në shtëpinë e ferizajasit, vjedhin dy Rolex, stoli e para

Policia e Kosovës ka njoftuar se një personit në Ferizaj i kanë hy hajnat në shtëpi dhe ia kanë vjedhur dy ora të markës Rolex.
Po ashtu sipas njoftimit të policisë në raportin 24 orësh, personit në fjalë i janë vjedhur edhe para dhe stoli ari, shkruan Lajmi.net.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori

“Viktima mashkull kosovar shtetas i huaj ka raportuar se personi, persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij e cila gjendet në lagjen Panorama dhe kanë vjedhur dy orë dore të markës Rolex, stoli ari dhe para kesh. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori”.

Lexo edhe:  Bankat në hall nga paratë false, detektohen disa mijëra euro të tilla në ‘NLB’