Hajnat bëjnë kërdi në banesën e familjes Mavraj në Prishtinë, vjedhin rreth 40 mijë euro para të gatshme

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi e banesa, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje.

Kështu e ka pësuar mbrëmë familja Mavraj në rrugën “Ilir Durmishi” në Prishtinë, ku persona ende të paidentifikuar kanë hyrë brenda banesës së tyre dhe kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme të p-arave të gatshme.

Sinjali mëson se pronari i banesës e ka denoncuar rastin në Polici dhe bazuar në dëshminë e tij, hajnat kanë arritur që të vjedhin hiç më pak se rreth 40 mijë euro.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

Lexo edhe:  Qendra Studentore e ka një njoftim për studentët që janë fëmijë të veteranëve të luftës