Hajnat bëjnë “gërdi” në një shtëpi në Podujevë, dyshohet se vodhën mbi 40 mijë euro e stoli ari

Një vjedhje e rëndë raportohet të ketë ndodhur dje në një shtëpi në fshatin Obrançë të Komunës së Podujevës.
Disa persona të dyshimtë raportohet se kanë arritur që me forcë të futen brenda një shtëpi, ku më pas kanë vjedhur mbi 40 mijë euro si dhe stoli ari.

Rasti në fjalë është konfirmuar për lajmi.net edhe nga zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

E njëjta ka informuar se deri më tani në lidhje me këtë rast nuk ka ndonjë person të arrestuar.

“Referuar pyetjeve tuaja, ju njoftojmë se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Vjedhja e rëndë”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokurori i Shtetit ka autorizuar policinë në ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, drejt sqarimit të rrethanave dhe identifikimit të autorëve të mundshëm të përfshirë në këtë rast”,u tha tutje.

Rasti në fjalë nuk është raportuar nga Policia e Kosovës në raportin 24 orësh

Lexo edhe:  Osmani tregon pse e veshi sot uniformën ushtarake