“Hajdeni se e gjetëm”: Momenti kur banorët e gjejnë të vdekur shoferin që u aksidentua

Banorët e zonës ku ndodhi aksidenti i rëndë mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Lushnjë-Rrogozhinë”, pranë fshatit Konjaç, kanë gjetur trupin e pajetë të shoferit afërsisht 22-vjeçar.

Deri më tani është e ditur se ai udhëtonte me automjetin tip “Ford”, ku si pasojë e shpejtësisë së madhe rreth 160k/h ai ka dalë nga rruga.

Fillimisht i riu Fabjol Ibraliu u përplas me disa makina që ndodheshin rrugës, e më pas ka përfunduar në afërsi të disa banesave.

Banorët sot në mëngjes kanë gjetur mes shkurreve dhe barishteve trupin e pajetë.

Lexo edhe:  Mitrovicasi e akuzon nipin se vodhi në shtëpinë e tij dhe e kërcënon: Do ta paguash me jetë