“Hajde në zhveshtore” – Punëtorja e butikut në Prizren ngacmohet seksualisht nga klienti, tentoi ta prekë në trup

Gratë kosovare shpesh bien në rrjetën e ngacmuesve seksualë, të cilët nuk zgjedhin mënyrë e as vend për t’i shqetësuar ato. Ani pse ka shumë raste të cilat nuk raportohen në Polici, ka shumë të atilla që kërkojnë ndihmë nga organet kompetente.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe sonte në rrugën ‘Nazim Pulaj’ në qytetin e Prizrenit, ku një 42-vjeçare është përballur me një ngacmues seksual gjatë kohës që po kryente punën e saj si shitëse në një butik.

Sinjali mëson se i dyshuari kishte hyrë brenda butikut si klient dhe i kishte kërkuar punëtores që ta shoqërojë deri te zhveshtorja, por që pas kësaj 42-vjeçarja kishte nisur që të largohet nga lokali.

I dyshuari e kishte ndjekur pas dhe me të dalë para derës së dyqanit, i është afruar me trup dhe ka tentuar që ta prek në trupin e saj. Gjithë tmerri për gruan nga Prizreni kishte marrë fund, pasi e kishte paralajmëruar se do ta njoftonte Policinë, çka kishte bërë që ai të ikte me shpejtësi në drejtim të panjohur.

Njësitet policore janë njoftuar lidhur me rastin, por nuk kanë arritur ende që ta identifikojnë personin e dyshuar.

Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti për veprën ‘Ngacmim seksual’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.

Lexo edhe:  Hyseni: Palestina përkrahë Beogradin – hap i gabuar t’ua njohim pavarësinë