Hadi Nura lirohet nga aktakuza për pjesëmarrje në grup terrorist

Hadi Nura, i cili ishte i akuzuar nga Prokuroria për veprën penale “Pjesëmarrje në grup terrorist”, është liruar nga kjo aktakuzë, pas një procesi gjyqësor që ka ngjallur interes dhe reagime të shumta publike, raporton Gazeta Sinjali.

Vendimi për lirimin e tij është marrë pas shqyrtimit të provave dhe argumenteve të paraqitura gjatë procedurës penale, ku trupi gjykues ka konstatuar se mungon baza e mjaftueshme faktike dhe juridike për ta shpallur fajtor.

Rasti ndaj Nurës kishte ngritur reagime të ashpra në opinion, me dyshime të artikuluara se akuza ishte ndërtuar mbi supozime të paqarta dhe indikacione të dobëta, ndërkohë që vetë i akuzuari kishte deklaruar vazhdimisht se ishte i pafajshëm dhe i dënuar nga opinioni para drejtësisë.

Ky vendim përbën një goditje për Prokurorinë, e cila tashmë përballet me pikëpyetje serioze mbi standardin e ngritjes së aktakuzave për çështje me ndjeshmëri të lartë dhe trajtim të personave si fajtorë pa prova të forta.

Lexo edhe:  Vdes ish-presidenti i Serbisë, akuzohej për krime lufte në Kosovë