Gucati njoftohet nga Specialja se e ka përfunduar dënimin: Liria ime nuk mund të jetë e plotë pa shokë

Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka njoftuar se e ka përfunduar dënimin prej 4 vite e 3 muaj.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Gucati përmes një postimi në Facebook, ku ka shkruar se për këtë është njoftuar nga Gjykata Speciale.

Mes tjerash, ai ka thënë se ky vendim ishte i padrejtë dhe lirinë nuk e gëzon të plotë pa shokët.

“Gjatë qëndrimit në Hagë së bashku më shokët dhe bashkëluftëtaret i qëndruam pranë njëri tjetrit dhe secili nga ne treguam zotësi të vërtetë dhe qëndruam ballë lartë dhe krenar për veprat tona, asnjëherë nuk u dorëzuam, por liria ime nuk mund të jetë liri e plotë pa shokët, duke filluar nga Baca Jakup, Hashimi, Kadriu, Rexha Cali e Pjetri, të cilët janë të pafajshëm dhe i duhen më shumë se kurrë Kosovës sot”, ka shkruar ai.

Lexo edhe:  Maqedonci: Derisa Radojçiq është i lirë në Serbi, ekziston reziku i përsëritjes së rastit “Banjska”