Gruda i vetëm trazon VV-në në Kuvend, çmonton qëndrimet e Muratit dhe Haxhiut

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda i vetëm është përballur me zhurmën nga deputetët e Vetëvendosjes dhe qëndrimet e Hekuran Muratit dhe Albulena Haxhiut, me të cilët është përplasur për interpretimet rreth ligjeve dhe Kushtetutës për çështjet e ditës së sotme në seancën e jashtëzakonshme.

Gruda ka thënë se vetë fakti që VV-ja ka zgjedhur që çështjet juridike zgjidhen nga ministri i Financave, tregon shumë për pushtetin.

“Fakti që VV-ja ka zgjedhur që çështjet juridike po zgjidhen nga ministri i financave, tregon sa seriozisht e keni marrë Kushtetutën dhe Ligjin”, ka thënë Gruda për Muratin që i quajti propagandë interpretimet e Grudës rreth seancës së sotme.

Haxhiu tha se mandati i qeverisë përfundon me përfundimin e mandatit katërvjeçar të Kuvendit, prandaj edhe ligji u lejon që të dërgojë në Kuvend projekt-buxhetin.

“Prandaj edhe sot jeni bërë bashkë kundër. Buxheti nuk është i Albin Kurtit. Buxheti prej 4 miliardë eurove është i shtetit. Me pas prokurori profesionale ish dashur të ndiqen penalisht ata që po bllokojnë buxhetin”, tha Haxhiu.

Gruda iu përgjigj duke thënë se Haxhiu nuk mund të dallojë kufizimet dhe përjashtimet në ligj.

“Me pas një vend pesë vjet një person që nuk dallon përjashtimet dhe kufizimet në ligj është e tmerrshme. Nëse e gjeni një jurist çfarë po thotë ministrja e drejtësisë unë e dorëzoj mandatin”, ka thënë Gruda.

Lexo edhe:  Naser Pajazitaj shfaqet jashtë burgut pas 7 viteve