Gruas në Mitrovicë që i vodhi veturën një burri, Policia i gjen edhe drogë

Një grua në Mitrovicë dje ka përfunduar në pranga nën dyshimin për vjedhje të rëndë.

Policia ka bërë me dije se e njëjta dyshohet se një burri ia ka vjedhur veturën nga vendi ku ishte parkuar, e më pas është ndaluar nga policia në një tjetër lokacion.

Gjatë kontrollit i është gjetur  një sasi substancë e dyshuar narkotike në peshë 3.75 gram.

E dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  është dërguar në mbajtje ./lajminet

Lexo edhe:  Ia kishin sjellë “shpirtin në fyt” pompave me grabitje, këta janë 7 kosovarët e arrestuar për grabitje të armatosura