Gruan nga Gjilani e kap radari 91km/h në zonën 50, dënohet me 200 euro dhe 3 muaj ndalim i vozitjes
Njësiti rajonale i trafikut rrugor Gjilan në pikë kontrolli të automjeteve me radar ka hasur në një kundërvajtës e cila ishte duke vozitur automjetin me shpejtësinë nëntëdhjetë e një (91) km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është pesëdhjetë (50) km/h.
Të njëjtës konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor i është shqiptuar gjoba në vlerë prej dyqind (200) euro, tri (3) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre (3) muaj.