Gruaja rrah burrin në Pejë, burri denoncon rastin në Polici
Një burrë në Pejë ka raportuar në Policinë e Kosovës se është rrahur nga bashkëshortja e tij.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e vonë të së premtes, sipas raportit ditor policor të së dielës. Në raport thuhet se nuk ka pasur të lënduar dhe se rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
“Pejë / 18.10.2024 – 23:00. Është raportuar viktima m/k, se pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga bashkëshortja e tij e dyshuara femër/k. Nuk raportohet për të lënduar. Në konsultim me prokurorin rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Rasti është iniciuar si “dhunë në familje”.