Gruaja rrah burrin në Fushë-Kosovë
Një grua në Fushë-Kosovë është arrestuar të premten nga Policia pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizika ndaj burrit.
Në raportin 24-orësh, Policia thotë se deri te rrahja ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje mes çiftit.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.