Gruaja rrah bashkëshortin: Ai ia nisi i pari, në vetëmbrojtje e sulmova
Një grua nga fshati Astrazub i Malishevës ka përfunduar gjatë ditës së djeshme në Polici, pas denoncimit të bashkëshortit të saj, i cili po pretendon se e ka sulmuar fizikisht raporton Gazeta Sinjali.
Ngjarja dyshohet se ndodhi në orët e mëngjesit, kur gruaja S.M., po dyshohet se pas një mosmarrëveshje verbale, e ka rrahur burrin, duke e goditur me shuplaka dhe për pasojë i ka shkaktuar lëndime trupore. Ai vendosi ta denoncojë atë në Polici, me ç’rast një njësi policore është vënë në veprim dhe ka shoqëruar palët në stacion.
Gruaja e dyshuar është përballur me denoncimin kundër saj, ku është arsyetuar se e ka sulmuar bashkëshortin në vetëmbrojtje. Sipas saj, gjithçka nisi kur ai e filloi konfliktin dhe e rrahu atë, për motive ende të panjohura.
Pas marrjes së deklaratave, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj saj të nisin hetimet për veprën penale “dhunë në familje”.