Gruaja nga Prishtina e denoncon burrin për dhunë fizike e psikike, i dyshuari përfundon në ndalim

Rastet e dhunës në familje janë vazhdimisht në rritje, pasi që çdo ditë në të gjitha rajonet e Kosovës denoncohen dhjetëra raste të tilla, ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat të cilat dhunohen në forma të ndryshme kryesisht nga bashkëshortët, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes.

Në Polici kanë përfunduar së fundmi edhe një çift nga Prishtina, pasi një 33-vjeçare e ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunën fizike e psikike që ka ushtruar ndaj saj.

Sinjali mëson se viktima ka raportuar se burri e ka sulmuar fizikisht, duke i shkaktuar lëndime trupore, por edhe frikë e shqetësim, për çka u detyrua të kërkojë ndihmën e Policisë pasi edhe më parë kanë pasur raste të tilla.

Si rezultat i raportimit, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprën penale “Dhunë në familje”.

Lexo edhe:  Këtu mund të aplikojnë për subvencionimin e faturave të rrymës familjet e skemave sociale dhe pensionale