Gruaja në Vushtrri denoncon burrin dhe vjehrrin për dhunë fizike e psikike, intervenon Policia

Rastet e dhunës në familje janë vazhdimisht në rritje, pasi që çdo ditë në të gjitha rajonet e Kosovës denoncohen dhjetëra raste të tilla, ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat të cilat dhunohen në forma të ndryshme kryesisht nga bashkëshortët, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar edhe një grua nga Vushtrria, e cila ka denoncuar bashkëshortin dhe vjehrrin e saj për dhunë.

Sinjali mëson se 26-vjeçarja ka deklaruar se babai i burrit të saj e ka sulmuar fizikisht, ndërsa bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë psikike, duke e akuzuar se s’po kujdeset për fëmijët.

Si pasojë e kësaj, viktima ka marrë edhe tretman mjekësor.

Pas denoncimit, të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tyre është iniciuar rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  Deri në 70 euro një metër dru, bie interesimi i kosovarëve për blerje