Gruaja në Prishtinë thotë se burri i saj është zhdukur, kërkon ndihmën e Policisë për ta gjetur

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar mbrëmë një grua në Prishtinë, e cila ka raportuar se bashkëshorti i saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij.

Sinjali mëson se e njëjta ka deklaruar se ka humbur kontaktet me bashkëshortin që nga e enjtja dhe se gjatë kësaj periudhe familja ka pasur shpresë se 29-vjeçari kthehet, por i njëjti nuk është bërë i gjallë.

Përballë kësaj situate, familja vendosi që ta njoftojë Policinë.

Denoncimi i babait ka aktivizuar njësitet policore, me ç’rast është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të nisin hetimet për gjetjen e vajzës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Lexo edhe:  Pas disa muajsh, vdes edhe një kosovar nga virusi