Gruaja ndez oxhakun për festa por sjell hidhërim, digjen 20,000€ që kishte fshehur i shoqi në të

Një ngjarje e hidhur i ka ndodhur një çifti italian këtë fundvit.

Burri kishte fshehur kursimet e tij prej 20 mijë eurosh në oxhak, pasi mendonte se ishte një “kasafortë e sigurt”.

Por e shoqja e cila nuk e dinte një gjë të tillë në këto ditë të ftohta dimri vendosi që të ndizte oxhakun dhe të gjitha kursimet e bashkëshortit të saj u bënë hi.

“Gruaja ime nuk e dinte që unë i fsheha aty. Çdo vit para se të ndez zjarrin i lëviz paratë. Tani kur pashë flakët humba mendjen”, ka thënë burri.

Ai nuk e priste që oxhaku të ndizej edhe për disa ditë.

Por gruaja vendosi të krijojë një atmosferë festive por që në fakt u krijua atmosferë e hidhur. /abcnews,al

Lexo edhe:  Tmerrohet familja në Prizren: Vajza 19-vjeçare inskenon zhdukjen e saj, i dërgon babait mesazhe kërcënuese