Gruaja e rrah burrin në Drenas, ai pranon tretman mjekësor

Policia ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur në Drenas.
Në njoftimin e bërë nga policia thuhet se një burrë ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga gruaja e tij.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare”.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton policia në raporton 24-orësh.

Lexo edhe:  Reshjet e shiut, magjistralja Pejë-Prishtinë shndërrohet në “kaos” nga kolonat e veturave