Gruaja e denoncon burrin për dhunë sistematike ndaj saj, thotë se e largoi nga shtëpia

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese.

Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.

Një rast i tillë u raportua edhe sot nga një grua në Mamushë, e cila e ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë në familje.

Sinjali mëson se viktima ka raportuar se burri i saj në vazhdimësi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj, teksa së fundmi edhe e ka larguar nga shtëpia dhe e ka dërguar te familja e saj.

Si rezultat i raportimit, Policia është aktivizuar për ta arrestuar të dyshuarin, por i njëjti akoma nuk është kapur.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti në drejtim të veprës penale ‘Dhuna në familje’.

Lexo edhe:  Kosova nuk zmbrapset, nga nesër do të dënohen me nga 150 euro shoferët me tabela serbe