Gruaja 29-vjeçare në Junik tenton të bëjë vetëvrasje, ndodhet në gjendje kome

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një familje në Junik, ku një grua ka tentuar t’i jap fund jetës së saj, duke konsumuar një sasi të madhe të medikamenteve në shtëpinë e saj.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për një 29-vjeçare, e cila për momentin po trajtohet në Spitalin rajonal të Pejës.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur paradite, kur viktima kishte konsumuar një sasi të madhe të medikamenteve, me ç’rast i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe është dërguar në spital për trajtim.

Në bazë të informacioneve të para, ajo ende nuk ka dhënë deklaratë para Policisë, për shkak se gjendet në komë.

Gjithë kjo ngjarje e rëndë tronditi familjen, por që ende s’dihen motivet që e kanë shtyrë viktimën të tentojë t’i jap fund jetës.

Pasi Policia është njoftuar për rastin nga spitali, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve dhe inicimin e rastit si “vetëvrasje në tentativë”.

Lexo edhe:  Veriu në tension kryeministri Kurti festoi 30 vjetorin e Maturës