Griset flamuri turk në Mitrovicë, hapet hetim për “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”

Një incident është raportuar në Sheshin “Adem Jashari” në Mitrovicë, ku persona ende të paidentifikuar kanë grisur flamurin e shtetit turk, i cili ishte vendosur në një tendë të ngritur për organizimin e iftareve, aktivitet i përkrahur nga Turqia.

Sipas informacioneve nga strukturat e afërta me hetimin, rasti është raportuar më 5 mars 2026, rreth orës 12:00.

Pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe hetuesit rajonalë, të cilët kanë nisur veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e personave të dyshuar.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit nga Prokuroria Speciale në Prishtinë, i cili ka urdhëruar që rasti të iniciohet si “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.

Hetimet për identifikimin e autorëve janë në zhvillim.

Lexo edhe:  Zhduken dy vajza në Prishtinë