Greva prek 13 aeroporte në Gjermani, mbi 3,400 fluturime anulohen

 

Greva e punëtorëve në aeroportet e Gjermanisë është rritur.

Këtë e ka bërë të ditur gazetari i DW, Bahri Cani.

Sipas tij, me thirrje të sindikatës, sot në grevë janë gjithsej 13 aeroporte, në mesin e tyre edhe ato në Frankfurt, München, Stuttgart, Köln/Bonn, Düsseldorf, Dortmund, Hannover, Bremen, Hamburg, Berlin-Brandenburg dhe Leipzig-Halle.

Sindikata Verdi po kërkon një marrëveshje kolektive pagash për rreth 2.5 milionë punonjës të sektorit publik.

Grevat e së hënës vijnë pas dështimit të rundit të dytë të bisedimeve për pagën.

Lexo edhe:  Pamje dramatike: Policia zë në flagrancë hajnat duke thyer veturat në magjistralen Prishtinë – Ferizaj