Grenell pajtohet: Specialja arrestoi Thaçin për të ndalur administratën Trump dhe marrëveshjen Kosovë-Serbi

Emisari presidencial për misione speciale në botë, Richard Grenell, shpërndau një postim në X, ku raportohej se Gjykata Speciale në Hagë me kryeprokurorin Jack Smith kishte kontaktuar dëshmitarë që kërkoheshin nga Interpol në mënyrë që të arrestohet ish-presidenti Hashim Thaçi.

Në këtë postim të gazetarit Fitim Çeku, raportohet se Jack Smith kishte kontaktuar dëshmitarë të ndryshëm që ishin edhe në listë të Interpolit, vetëm e vetëm të arrestohet Hashim Thaçi.

Sipas këtij raportimi, këta dëshmitarë ishin në listën e Interpolit për krime lufte në Kosovë.

Më tej, Çeku shkruan se Jack Smith e përdori këtë situatë për t’i dalë kundër administratës Donald Trump dhe kësisoj e ndaloi marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, duke lënë hapur mundësinë e tensioneve në Ballkan.

Richard Grenell e shpërndau këtë postim në X, duke vazhduar të jetë i interesuar për çështjen e Thaçit në Hagë.

Lexo edhe:  Policia e Kosovës nga sot do të jetë më e fortë: Njësisë Speciale i shtohen edhe 36 specialsa