Grenell kritikon ashpër Kurtin: Na mungon Hashim Thaçi

Ish i dërguari i posaçëm për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell, ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti.

Sipas Grenell, Kurti po i hedh poshtë të gjitha idetë dhe kjo nuk po sjellë kurrëfarë dobie.

“Mendoj se ne e dimë që Kurti thjeshtë nuk është i dobishëm në këtë situatë. Kam biseduar me të dhe atij nuk i ka pëlqyer kurrë asnjë ide. Ai hodhi poshtë çdo ide që i ofronin amerikanët. Tani ai hedh poshtë idetë e ofruara nga evropianët. Edhe administrata Biden duhet ta kritikojë atë. Unë gjithashtu mendoj se ai nuk i shërben popullit të tij. Nuk ndihmon në këtë situatë. Na mungon Thaçi këto ditë”, ka deklaruar Grenell për “RTS”.

Grenell ka shtuar, se Kurti nuk iu bën dobi amerikanëve duke e cilësuar si “zoti jo”, pasi sipas tij, ai gjithmonë kundërshton.

Lexo edhe:  Zvicër, një burrë me thikë hyn në kopsht dhe plagos fëmijët