Grabitje te ‘Veda Petrol’: Hajni plaçkit para nën kërcënimin e thikës, intervenon Policia

Pompat e derivateve jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijon pasiguri dhe frikë si për qytetarët ashtu edhe për punëtorët që punojnë në këto biznese. Një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë pas mesnate në pompën e derivateve ‘Veda Petrol’ në Gjilan.

Sinjali mëson se një person ende i paidentifikuar ka hyrë brenda dhe nën kërcënimin e thikë ka kërkuar të holla nga punëtori që ndodhej aty.

Bazuar në informacionet e para, hajni ka arritur të grabis një shumë të parave, si dhe ia ka marrë telefonin viktimës e më pas ka ikur.

Me t’u denoncuar rasti, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Në kuadër të veprimeve hetimore është intervistuar punëtori i kompanisë, i cili ka deklaruar se i dyshuari menjëherë pas kryerjes së veprës është larguar me shpejtësi për në drejtim të panjohur.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar ‘Grabitje’, teksa veprimet tjera ligjore do merren pasi të kapet i dyshuari.

Lexo edhe:  Bëhet virale video ku Kiara dëgjohet duke kënduar këngën e Butrintit, para se të pajtohej me Luizin