Grabitje e armatosur në pompën Shell në Prishtinë, hajni i maskuar ‘avullon’ pazarin ditor

Pompat e derivateve jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijon pasiguri dhe frikë si për qytetarët ashtu edhe për punëtorët që punojnë në këto biznese. Një rast i tillë ka ndodhur edhe sot në orët e mëngjesit, në pompën e derivateve ‘Shell’ në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.

Sinjali mëson se një person i maskuar dhe i armatosur ka arritur ta plaçkit pazarin ditor dhe më pas të largohet në këmbë nga vendi i ngjarjes. Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se grabitja u krye nën kërcënimin e një arme, të cilën e mbante i dyshuari.

Policia tashmë është njoftuar për rastin pas denoncimit nga kompania dhe kanë nisur kërkimet për ta identifikuar dhe kapur personin e dyshuar.

02 Press do të ju mbajë të informuar për detajet e reja.

Lexo edhe:  Konflikt mes ortakeve në Prishtinë: Njëra në spital e tjetra në burg