Grabitja te ‘Veda Petrol’ në Vushtrri, bie në prangat e Policisë edhe i dyshuari i pestë – bastiset shtëpia e tij
Pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme hetimore, ka rënë në prangat e Policisë edhe një i dyshuar për grabitjen te pompa e derivateve “Veda Petrol” në Vushtrri. Disa persona po dyshohen të jenë përfshirë në këtë grabitje, që ndodhi më 1 qershor, në orët e para të mëngjesit.
Fillimisht janë arrestuar dy të dyshuarit e parë Mendim Munishi dhe Olt Zymberi, e më pas Taulant Pakashtica dhe E.P (i moshës së mitur), ndërsa tashmë është kapur edhe i dyshuari tjetër.
Burimet e Sinjalit thonë se disa njësi policore kanë arritur që të arrestojnë të dyshuarin F.Krasniqi, pas bastisjeve që u kryen në shtëpinë e tij në Obiliq.
Gjatë intervistimit, i dyshuari e ka mohuar para hetuesve policorë veprën me të cilën ngarkohet.
Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor, teksa hetimet po vazhdojnë për të zbardhur rastin në plotni.