Grabitja në BKT, kapet nga Policia i dyshuari që po kërkohej moti

Pika e Bankës Tregtare të Kosovës (BKT) në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë ishte cak i hajnave që kryen grabitje të armatosur, shtatorin e kaluar. Një person ishte arrestuar menjëherë me rastin, teksa tjetri ndodhej në arrati.

Këtë të fundit, i cili që nga shtatori i vitit të kaluar ishte në arrati, e ka kapur sot Policia e Kosovës.

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se i arrestuari është: Deniz Torbance.

Policia tek i njëjti ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, thika dhe disa fishekë.

Torbance pas intervistimit në stacion policor, është dërguar në paraburgim, në baze të urdhëresës së Gjykatës.

Për rastin e njëjtë vitin e kaluar ishte arrestuar edhe: Nazmi Dushi.

Lexo edhe:  Bekë Berisha tallet me Muharremin: Pse s’po i tëhollon petët e laknorit, po përzihesh në kontrabandë të armëve