Grabitja e armatosur në Veternik, QKUK: I plagosuri në gjendje të rëndë

Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot në afërsi të marketit të qendrës tregtare “Albi Mall”, ku pati edhe të shtëna me armë dhe për pasojë një person mbeti i plagosur, raporton Gazeta Sinjali.

I plagosuri është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për trajtim mjekësor, por që ndodhet në gjendje të rëndë.

Mjeku kujdestar në Emergjencën e QKUK-së, Agron Çitaku ka thënë se i plagosuri tashmë po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjike.

Çitaku tha se ai ka plagë një pjesën abdominale dhe se gjendet në sallën e operacionit.

“Gjendja e tij është e rëndë. Ka plagë në pjesen abdoiminale dhe se për momentin është në sallën e operacionit”, ka thënë Çitaku.

Lexo edhe:  Anita: Më kanë thënë ‘gruaja plakë qysh s’të vjen marre me shku në Big Brother’