Grabitja e armatosur në Finca të Prizrenit: Hajni i maskuar avulloi 10 mijë euro

Institucionet financiara shpeshherë janë cak i grabitësve, të cilët herë vetëm e herë në grup arrijnë të kapin shuma të majme parash, nën kërcënimin e armës. Kjo dukuri po krijon pasiguri dhe frikë si për qytetarët ashtu edhe për punëtorët.

Një rast i tillë ka ndodhur sot në filialin e institucioni mikrofinanciar “Finca” në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia në Prizren dhe kanë bërë me dije se një person i maskuar dhe i armatosur ka grabitur një shumë të konsiderueshme të parave.

Sinjali përmes burimeve të veta mëson se shuma e parave të grabitura është 10 mijë euro

Ndërsa, Bytyqi tha se grabitësi ka vepruar vetë dhe se në këmbë është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

“Policia është duke mbledhur dëshmi dhe prova dhe njësitë përkatëse janë në kërkim të personit të dyshuar”, ka njoftuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë.

Lexo edhe:  Vdes burri që ishte rrahur muajin e kaluar, dyshohet se ishte rrahur nga djali i tij