Grabitja e armatosur në ‘Ex Fis’ në Prizren/ Policia kryen bastisje në Serbicë, arrestohet një person
Fiks një muaj më parë ka ndodhur një grabitje e armatosur në pompën e derivative ‘Ex Fis’ në fshatin Piranë në Prizren, ku një person nën kërcënimin e armës automatike ka grabitur rreth 3 mijë euro. E sot Policia ka kryer një bastisje në fshatin Serbicë, e cila rezultoi me arrestimin e një personi.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar si prova një armë zjarri dhe një palë doreza.
Gazeta Sinjali kishte siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, ku shihet se i dyshuari menjëherë pasi merr paratë, zhduket nga vendi i ngjarjes.
02 Press do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me operacionin.