Grabitet një taksist në Prishtinë, policia nis hetimet
Policia e Kosovës ka njoftuar se është grabitur një taksist në Prishtinë.
Atij i janë grabitur 60 euro para të gatshme dhe më pas i dyshuari është larguar më pas në drejtim të panjohur.
Policia ka nisur hetimet për rastin.
“Rr. Ahmet Krasniqi, Prishtinë 18.03.2024-22:20. Ankuesi mashkull kosovar-taksist ka raportuar se pasi i ka kryer një shërbim taksie një personi të panjohur, i njëjti duke e kanosur i ka grabitur 60 € para të gatshme (ankuesit) dhe është larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.