Grabitet një market në Prishtinë, të dyshuarit kërcënuan me thikë punëtoren

Një market në Prishtinë është grabitur gjatë ditës së shtunë.

Sipas policisë, dy persona kanë kërcënuar me thikë punëtoren e marketit ndërsa ajo ishte në arkë dhe më pas i kanë marrë paratë.

“Derisa ankuesja f/k ishte duke punuar në një market, dy të dyshuar duke e kanosur atë me një mjet të mbrehtë ( thikë), i kanë marr nga arka e marketit i kanë marrë një shumë parash dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thuhet në raportin e policisë.

Lexo edhe:  E rëndë në Bellopojë të Istogut, një person humb jetën pas lëndimeve që i mori nga makina bujqësore