Grabitet një market në Prishtinë, i dyshuari kërcënon me thikë punëtoren

Referuar raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se rastin e ka raportuar viktima në në një market, ku ka hyrë një i dyshuar i panjohur, i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës dhe ka vjedhur një shumë të parave në vlerë rreth 350€

Tutje nga ky njoftim thuhet se i dyshuari pas kryerjes së veprës është larguar në drejtim të panjohur.

“Rr. Zija Shemsiu, Prishtinë 20.11.2024 – 18:40. Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar policinë se derisa ishte në vendin e saj të punës në një market aty ka hyrë një i dyshuar i panjohur, i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës i ka marrë nga arka e marketit një shumë të parave në vlerë rreth 350€. I dyshuari pas kryerjes së veprës është larguar në drejtim të panjohur. Rasti në hetime”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  Esat Shalës i konfiskohet një veturë nga shteti e cila kushton vetëm 300 euro