Grabitën e vodhën çanta krahu në veri, këta janë dy të dyshuarit që përfunduan në prangat e Policisë
Rastet e grabitjeve e të vjedhjeve po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që siguria për të lëvizur edhe në hapësirat publike po rrezikohet.
Ndër rastet e shpeshta të grabitjeve janë gjësendet me vlerë, si stolitë e arit, telefonat e çantat e krahut që hajnat arrijnë t’i kapin nga qytetarët nëpër rrugë, raporton Gazeta Sinjali.
Katër raste të tilla kanë ndodhur së fundmi në pjesën veriore në vend, për çka Policia tashmë ka arrestuar dy persona dhe të njëjtit ndodhen nën masën e ndalimit policor.
Dy të dyshuarit që përfunduan në prangat e Policisë janë Njazi Salihu, 25-vjeçar dhe Senad Hajdini, 31-vjeçar, të cilët do të hetohen për veprat penale “Grabitje”, “Vjedhje e rëndë” dhe Vjedhje”
Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, i cili tha se të dyshuarit kanë pranuar veprat për të cilat dyshohen.
“Ne Stacionin Policor Mitrovice veri, nga data 11.01.2024 deri me daten e sotme 22.01.2024 jane raportuar 4 raste ne te cilat viktima kan qene femrat e nacionalitetit Serb, e te cilave nga persona te panjohur iu jane vjedhur çantat e krahut derisa te njejtat kan qene duke ecur rruges. Prej tyre, nga ana e Prokurorit 2 jane cilesuar Grabitje, dhe 2 jane cilesuar ,,Vjedhje e rende” dhe njera ,,Vjedhje”.
1. Rasti i pare ka ndodh me date 11.01.2024 rreth ores 18:30 ne rrugen ,,Knjaz Millosh” ku viktime ka qene nje femer e nacionalitetit Serb, te ciles y eshte vjedh qanta ne te cilen kan qene 50 euro, 4000 dinare si dhe dokumentet personale te Shtetit te Kosoves dhe serbise.
2. Rasti i dyte ka ndodh me date 13.01.2024 rreth ores 20:20 ne rrugen ,,Knjaz Millosh” ku viktime ka qene nje femer e re Serbe te ciles i eshte vjedhur qanta e krahut derisa ka qene duke ecur rruges e vetme. Me kete rast te njejtes I jane vjedhur dokumentet zyrtare.
3. Rasti i trete ka ndodh me date 20.01.2024 rreth ores 22:25 ne rrugen Kral petar ne Mitrovicen veriore ku viktime ka qene nje femer Serbe te ciles i eshte vjedhur qanta e krahut ku ne te ka pas nje telefon, nje pjese te vogel te parave, si dhe dokumentet e Kosoves dhe Serbisë.
4. Rasti i fundit ka ndodh me date 22.01.2024 rreth ores 18:00 ne rrugën ,,Knjaz Millosh” ku përsëri viktime ka qene nje femër Serbe e moshës se re, te ciles I është vjedhur qanta nga krahu dhe ne qante ka pas dokumentet personale te Kosovës dhe Serbisë.
Te dyshuarit jane arrestuar me date 22.01.2024 nga Policia e Stacionit Policor në Mitrovica Veri dikur rreth ores 19:30 përball shtëpisë se shëndetit ne Mitrovicën veriore.”- tha Elshani për Sinjalin.