Google Maps ka një opsion për ta kursyer karburantin gjatë vozitjes
Aplikacioni i famshëm i navigimit me një përditësim të fundit prezantoi një mënyrë interesante për ta kursyer karburantin e përshtatur për lloje të ndryshme motorësh.
Nëse përdorni Google Maps për navigim gjatë vozitjes, mund të keni parë një ikonë të gjelbër në itinerare kohët e fundit. Kjo do të thotë që Google e vlerëson itinerarin tuaj si më efikasin në energji, si pjesë e një veçorie që, të paktën në teori, ndihmon në kursimin e karburantit dhe parave.
Si të aktivizoni rrugë të ndërgjegjshme për ambientin?
Meqenëse kjo veçori nuk u vjen të gjithëve në të njëjtën kohë, mjeti mund të mos jetë i disponueshëm, mirëpo, jeni të durueshëm – do t’ju vijë një ditë.
Shënimet e vogla mbi itineraret shfaqen vetëm kur zgjidhni një destinacion në aplikacionet Android ose iOS, zgjidhni ikonën e veturës për navigim dhe më pas në opsionin me tri pika në këndin e sipërm djathtas të ekranit, zgjidhni opsionet e rrugës dhe aktivizoni energjinë. -Rrugët efikase (Preferoni rrugët me efikasitet të karburantit).
Nëse e aktivizoni funksionin, programi do t’ju ofrojë rrugë të përshtatura për automjetin tuaj. Nëse e çaktivizoni, do ta shihni ikonën, por Maps do t’ju ofrojë rrugën më të shpejtë për në destinacionin tuaj. Në disa raste, shkruan Popular Science, rrugët më të shpejta dhe më efikase do të jenë të njëjta.
Duke zgjedhur rrugë më ekonomike, do ta shihni një vlerësim në kursimin e karburantit.
Si funksionon kjo veçori?
Funksioni i ri bën llogaritjet duke e përdorur inteligjencën e re artificiale dhe të dhëna nga Laboratori Kombëtar i Energjisë së Rinovueshme të Departamentit të Energjisë së SHBA-së.
Gjatë testimit tonë, ne nuk mundëm ta verifikonim nëse rruga ‘a’ kursente vërtet më shumë karburant sesa rruga ‘b’, por Google garanton se në llogaritjet e itinerarit merr parasysh një sërë elementesh, si frekuenca e frenimit, bllokimi i rrugëve, kushtet e motit dhe më në fund – pjerrësia e vetë rrugës, në të cilën motorë të ndryshëm preken në mënyra të ndryshme.
Aplikacioni llogarit gjithashtu faktorë të shumtë si konsumi mesatar i karburantit në rajonin tuaj, pjerrësia e kodrës, shpeshtësia e ndalesave dhe sigurisht – lloji i rrugës (autostrada ose rrugë lokale).