Gold AG bëhet baba për herë të tretë, tani me një vajzë i vendosë emrin Zollë

Reperi i famshëm, Arian Agushi, i njohur me emrin e artit Gold AG dhe bashkëshortja e tij, Ermira Shkodra, janë bërë prindër për herë të tretë. Bashkëshortja e Arian Agushit kësaj radhe ka sjellë në jetë një vajzë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Goldi me anë të një postimi në Instagram, teksa njofton se vogëlushen e pagëzoi me emrin Zollë.

Ai shprehet i lumtur që pas dy djemve tani erdhi në jetë një vajzë. Djali i parë quhet Gueril, i dyti Front dhe me ardhjen e Zollës do të kompletohet ‘brigada’!

Lexo edhe:  Aksidenti me fatalitet në Pejë: 43-vjeçari që u lëndua ndodhet në gjendje kritike në QKUK